Agjencia Zhurnal.mk
Bota

UNICEF: Përdorimi i fëmijëve në konflikte të armatosura duhet të përfundojë

“Përdorimi grotesk i fëmijëve në konflikte të armatosura është një seri e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve dhe nuk ka vend në vitin 2021”, bëri të ditur UNICEF i Sudanit të Jugut në një deklaratë.

Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund menjëherë përdorimit të fëmijëve në konflikte të armatosura, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përdorimi grotesk i fëmijëve në konflikte të armatosura është një seri e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve dhe nuk ka vend në vitin 2021”, bëri të ditur UNICEF i Sudanit të Jugut në një deklaratë në Ditën Ndërkombëtare kundër Përdorimit të Ushtarëve Fëmijë, e shënuar globalisht më 12 shkurt.

Kjo ditë është “bazuar në përvojat reale të fëmijëve në Sudanin e Jugut dhe ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes ndaj efekteve psikologjike të përdorimit nga forcat e armatosura dhe grupet e armatosura”, theksohet në deklaratë.

“Fëmijët janë të detyruar të ekzekutojnë dhe të dëshmojnë mizori. Fëmijët vriten, plagosen, gjymtohen dhe abuzohen mendërisht dhe seksualisht. Është kërcënuese për jetën dhe jashtëzakonisht e dëmshme për fëmijët dhe zhvillimin e tyre dhe duhet të përfundojë tani”, thuhet në deklaratë.

Andrea Suley, përfaqësuesja e UNICEF-it në Sudanin e Jugut, bëri thirrje për përpjekje për të zbatuar planet ekzistuese. “I bëj thirrje qeverisë së Sudanit të Jugut të ndajë fonde dhe të fillojë zbatimin e Planit Aksional kundër të Gjashtë Shkeljeve të Rënda kundër Fëmijëve në Konflikte të Armatosura, i cili u nënshkrua vitin e kaluar”, tha ajo.

Ajo theksoi se ende ekziston “ndihmë shumë e kufizuar” për fëmijët që arrijnë të shpëtojnë ose lirohen nga grupet e armatosura.

Suley tha se nevojat e shëndetit mendor të fëmijëve të prekur nga konflikti “shpesh neglizhohen ose nuk ndiqen pasi sistemet e brishta të kujdesit shëndetësor po përpiqen të trajtojnë nevojat më themelore të kujdesit shëndetësor”.

Rreth 19 mijë fëmijë vlerësohet të jenë rekrutuar nga forcat e armatosura dhe grupet e armatosura në Sudanin e Jugut dhe UNICEF ka mbështetur lirimin dhe ri-integrimin e 3.785 fëmijëve që nga viti 2013, thuhet në deklaratë.

Postime të ngjashme

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...