Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Unifikimin e pamundësojnë apetitet e mëdha!

Që nga viti 1993 politika shqiptare nuk ka qenë e unifikuar dhe as me pak pas vitit 2002 kur BDI dhe Ali Ahmeti e mori pushtetin. Laramania e origjinës së politikanëve shiptare dhe apetitet e tyre për para dhe dukje janë një ndër problemet se pse nuk kemi qendrime të përbashkëta për interesat kombëtare shqiptare…

Shkup, 5 shkurt – Ligji për shtetësi, rihetimi i rastve për të cilat dyshohet se janë të montuara për motive politike dhe ekonomike, si dhe shumë çështje tjera të natyrës kolektive kombëtare, por edhe ekonomike e sociale që i takojnë shqiptarët kanë shfaqur edhe njëherë në opinion antagonizmat e spektrit politik shqiptar në Maqedoni, shkruan Zhurnal.mk

Selim Ibraimi nga Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim në Maqedoni për Zhurnal thotë se nga viti 1993 politika shqiptare nuk ka qenë e unifikuar dhe as me pak pas vitit 2002 kur BDI dhe Ali Ahmeti e mori pushtetin. “Laramania e origjinës së politikanëve shiptare dhe apetitet e tyre për para dhe dukje janë një ndër problemet se pse nuk kemi qendrime të përbashkëta për interesat kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Do të vazhdojë të mbetet ky status derisa në skenën politike do të kemi parti që i dëmtojnë balancat e partive më të mëdha. Aktualisht tek politika shqiptare si parti që luan me politika të pazareve është BESA e cila tashmë po paraqitet si grup që do t’ i shkakëtojë kokëçarje Ahmetit pasi është parti që mban anën e LSDM-së dhe jo te votuesëve shqiptar, një farë partite që synon të përmbushë dëshirat e individëve dhe të ashtuquajturës Lidhjes së Diaspores që për fokus kanë biznesin personal”, deklaroi për Zhurnal, Ibraimi.

Sipas tij, partitë tjera dhe liderët gjithashtu vazhdojnë të tregojnë shenja të dobësimit dhe aktivitetit anemik opozitarë. “Faktori i tretë është kapja e figurave politike nga shteti maqedonas dhe e treta është paraqitja e disa individëve më sfond komunist në skenën politike si shpëtimtarë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut e që në fakt janë planprishësit më të mëdhenj. Këta figura i gjejmë në BDI me çka Ahmeti po del nga rruga e tij e nisur. Faktori i katërt është paraqitja e disa individëve si politikanë modernë apo këshilltarë që më shumë ju intereson buxheti i tyre se sa interesat e votuesëve. Të tillë i gjejmë po ashtu në BDI në pozita të larta ne qeveri”, nënvizon Ibraimi.

 Ai vlerëson se në gjithë këtë amuli e fundit është opozita me politikanë që vazhdojnë të ëndërrojnë pushtetin po janë frikacakë. “Ka edhe elementë tjerë që ndikojnë në mos unifikimin e qëndrimeve dhe tendencave për vazhdim të statusit kolonizues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thekson ai. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet 40 minuta

D V

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...