Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Unioni i nxënësve do të ketë takime me grupet parlamentare

Shkup, 1 shkurt – Maturantët e organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot e vazhduan bojkotin, i cili filloi në gjysmëvjetorin e dytë, 21 janar, me kërkesë për të dhënë dy në vend të katër lëndëve të maturës shtetërore. Plani fillestar ishte të bojkotonin një javë dhe më pas të vendosin për hapat e ardhshëm, ndërsa këtë fundjavë miratuan vendim edhe më tej të mos përfshihen në mësime.

Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Blendi Hodai për MIA-n deklaroi se i vazhdojnë takimet me grupet parlamentare në Kuvend. Pasi këtë fundjavë morën mbështetje nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, sot, tha, do të kenë takim me grupin parlamentar të LSDM-së dhe kryetaren e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport, Zhaklina Llazarevska, si dhe me të Majtën, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, ndërsa për nesër kanë takim me BDI-në.

Unioni nga Kuvendi kërkon të organizojë debat publik për këtë kërkesë dhe, siç theksuan në letrën të cilën të enjten ia dërguan të gjithë deputetëve – Nëse MASH nuk tregon vullnet të mirë, nga deputetët Unioni kërkon ndryshime të Ligjin për arsim të mesëm me dispozita të cilat do të jenë të përkohshme, përkatësisht do të vlejnë vetëm për vitin shkollor 2020/2021.

Kërkesa e Unionit është të ndryshohet koncepti i maturës shtetërore për këtë gjeneratë të maturantëve dhe në vend të katër (tre lëndë eksterne dhe një interne), maturantët të japin dy lëndë – gjuhë amtare (maqedonase, shqipe ose turke) dhe një lëndë të dytë kjo do të jetë nga fusha të cilën maturanti planifikon ta diplomojë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është kategorike se ndryshime në konceptin nuk mund të bëhen dhe janë të mundshme për vitin e ardhshëm shkollor, por i plotëson nevojat e tyre me atë që paralajmëroi se do të shkurtohen programet dhe do të kenë material më të thjeshtë nga periudha kur filloi pandemia.

Për Unionin është e diskutueshme edhe ajo që shkurtimi i programeve mësimore është parashikuar vetëm për katër, ndërsa jo për të gjitha lëndët e maturës shtetërore.

“Shkurtimi i programeve është propozim i MASH-it dhe ne pajtohemi por problemi është që propozimi është vetëm për katër lëndë, gjuhë amtare, gjeografi, matematikë dhe kimi. Kjo u kumtua më 21 dhjetor”, shtoi Hodai.

MASH nuk devijon nga koncepti aktual për maturën shtetërore, për të cilën datat për provimet e eksterne u kumtuan në nëntor dhe do të jepen nga 29 maji deri më 14 qershor 2021.

Ministrja Carovska tregon se MASH ka detyrim ligjor të mundësojë dhënien e maturës shtetërore, sepse kanë aplikuar mbi 14 mijë maturantë, se ky është kusht për të vazhduar me arsimin e lartë dhe është zgjedhore, ndërsa ata që nuk duan ta japin provimin mund ta zgjedhin maturën shkollore ose provimin profesional.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...