Ekonomi Maqedoni

“UNIQA” edhe sivjet ngelet kompania më e besueshme për sigurime

Zhurnal Ads

Shkup, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Byroja nacionale për sigurim ka publikuar të dhënat që kanë të bëjnë me tregun e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut për nëntë muajt e këtij viti. Sipas raportit, krahasuar me raportin e të njejtës periudhë nga viti i kaluar, PBP për herë të parë pas shumë viteve në rritje, tani është në ulje (-5,22%), dhe shënon 7,52 miliard denarë, informon Zhurnal.

Duke parë sipas sektoreve, sigurimi jojetësor ka rënie prej 5,39%, premiumi është ulur nga 6,70 miliard denarë në 6,43 miliard denarë.

Sigurimi jetësor gjithashtu është në tendenca të uljes (-4.29%) që solli ulje të PBP nga 1,24 miliard denarë në 1,18 miliard denarë. Tek sigurimi jojetësor, ulje të PBP ka pothuajse tek të gjitha klasat: AO (-11,51%), kasko sigurim të veturave (-2,63), dhe më së shumti tek ndihma turistika (-66,34%). E vetmja që është në ritje është sigurimi i pasurisë e cila ka rritje për 11,87%.

Rangimi sipas PBP-së së përgjithshme të kompanive nuk ka pësuar shumë ndryshime lidhur me raportin e periudhës së njejtë nga viti kaluar dhe në domenin për jo-jetë (Triglav), si dhe tek sigurimi jetës (Kroacia). Nga treguesit për sukses në punë të kompanive për sigurim vlenë të shënohet se në këtë periudhë “Unika” është kompania e vetme e tregut të sigurimeve në Maqedoni e cila ka ritje të premisë dhe tek polisat për sigurim jo jetësor dhe tek marrëveshjet për sigurim jetësor. Puna me shumë përkushtim të menaxhmentit të kompanisë, e udhëhequr nga z.Driton Azizi, nuk do të thonte vetëm menaxhim i suksesshëm me krizën kovid, por edhe realizim të ambicjeve të “Unika” të bëhet kompani udhëheqëse në tregun e sigurimeve në vend. Konfirmim për këtë janë dhe realizimet e kompanisë austriane për sigurim të klasës më me vlerë e cila sjellë më së shumti marrëveshje dhe premiume, klasa 10 – sigurim nga menaxhimi me vetura. Përmes 69665 polisa të automjeteve (para Triglav me 61.325 dhe Polisa e sigurimeve me 52.106), për auto-përgjegjësi dhe karton të gjelbërt është premiumi më i madh bruto prej 381,3 milion denarë (para Triglav me 359,8 milion denarë dhe “Halk” me 302,2 milion denarë). Unika së bashku me “Kroacia” janë liderë edhe në sektorin e jetës sipas numrit të marrveshjeve të nënshkruara dhe janë të vetmit që tejkalojnë numrin 5000 polisa për sigurim jetësor, informon Zhurnal.

Duke përfshirë fundin e shtatorit, janë paguar gjithsej 47.992 dëme me 2,76 miliard denarë bruto dëm. Prej tyre, 2,47 miliard denarë janë paguar në polisa për sigurim jo-jetësor ndërsa 290 milion denarë janë pagesa të të siguruarve nga polisa për sigurim jetësor.

Kanali dominant për distribuimin e polisave, edhe pse përqindja e tyre po ulet, ngelet shitësi direkt. Në këtë mënyrë janë nënshkruar 48,93% e polisave.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Borisov thotë se janë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut

XH,I

Ambasadori i ri i BE-së: Mezi pres ta njoh vendin, duke siguruar mbështetje për integrimin e saj në BE

XH,I

Koment/A po tenton Grubi “dalëngadalë të marrë shpatën” nga duart e Ahmetit ?

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...