Agjencia Zhurnal.mk

United dhe Sporting s’po gjejnë marrëveshje për mesfushorin portugez

Manchester Unitedi dhe Sporting Lisbona ende s’po arrijnë të gjejnë marrëveshje për transferimin e mesfushorit portugez Bruno Fernandesin, të cilin e vlerësojnë me çmime shumë të ndryshme mes vete.

Djajtë e Kuq veçse kanë arritur marrëveshje me mesfushorin portugez të Sportingut, Bruno Fernandesin, për një transferim gjatë janarit. Portugezit i është ofruar kontratë pesëvjeçare në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, negociatat me klubin portugez s’po shkojnë kaq lehtë dhe tani transferimi i shumëpërfolur i Brunon në Angli është vënë në dyshim nga e përditshmja angleze, DailyMail.

Sporting po i kërkon rreth 64 milionë funte për 25-vjeçarin, mirëpo Manchester Unitedi s’është i gatshëm të shpenzojë më shumë sesa 50 milionë funte dhe dhjetë milionë në bonuse. Por, negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar ende.

Gjiganti anglez i bëri të ditura planet e veta për ta transferuar Fernandesin, pas lëndimeve të mesfushorëve Paul Pogba dhe Scott McTominay, përderisa edhe vetë portugezi thuhet se e dëshiron transferimin në Old Trafford.

Ole Gunnar Solskjaerit tashmë i janë shuar shpresat për ta pasur në dispozicion Bruno Fenarndesin për ndeshjen kundër Liverpoolit, pasi që Sportingu dëshiron ta mbajë mesfushorin në skuadër deri për derbin kundër Benficas dhe marrëveshja duket se nuk është afër arritjes.

Manchester Unitedi është aktualisht 27 pikë prapa Liverpoolit në tabelën, mirëpo ata shpresojnë që do të mundë ta zvogëlojnë këtë epërsi gjatë pjesës së dytë të sezonit me përforcime si portugezi, i cili këtë sezon i ka shënuar 13 gola e 13 asiste, ndërsa sezonin e kaluar e ka mbyllur me 32 gola dhe 18 asiste.

Manchester Unitedi ka kohë vetëm edhe dy javë e gjysmë për të arritur marrëveshje gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili do të mbyllet më 31 janar në orën 12:00 në mesditë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...