Agjencia Zhurnal.mk

United gjen zëvendësuesin e Pogbas, një emër i papritur në listë

Manchester United ka gjetur zëvendësuesin e Paul Pogbasë në Francë. Drejtuesit e “Djallit” po vëzhgojnë mesfushorin e Lyonit, Tanguy Ndombele. Një lëvizje e tillë mund të konkretizohet në momentin që kampioni i botës do të largohet nga “Old Trafford”. Pogba dëshiron të bashkohet me Zidane te Real Madridi dhe do që të largohet nga Anglia.
Ndombele është emri i fundit që ka dalë në listë për “Djallin”. Ai ka zhvilluar një sezon të mirë te Lyoni duke luajtur në 33 ndeshje, nga të cilat 30 si titullar. 22-vjeçari shihet si një investim i rëndësishëm dhe për të ardhmen duke parë moshën e tij të re. Në garë për francezin është dhe PSG.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...