Agjencia Zhurnal.mk

Unitedi anulon udhëtimin në Lindje të Mesme, shkaku i shqetësimeve për siguri

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka konfirmuar se klubi e ka anuluar udhëtimin në Lindje të Mesme, që ishte planifikuar për ta mbajtur një kamp stërvitor, shkaku i shqetësimeve lidhur me sigurinë.

Moti i nxehtë në Lindjen e Mesme shihet shpeshherë si klima ideale për futbollistët të cilët kanë nevojë për të pushuar për t’u përtërirë pas pjesës së parë të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tensionet e fundit politike mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bërë që Djajtë e kuq t’i anulojnë planet për të udhëtuar si skuadër në Lindje të Mesme për një kamp stërvitor.

Përderisa klubi nuk do t’i ndalojë lojtarët të shkojnë në Dubai, që është i frekuentuar shumë nga futbollistët, ata kanë vendosur të mos shkojnë si skuadër në atë regjion, shkaku i situatës.

“Po, nëse ka diçka që më shqetëson, ajo s’ka të bëjë asgjë me fushat e futbollit. Ka gjëra të tjera që më shqetësojnë më shumë sesa futbolli. Ne po planifikonim të shkojmë në Lindje të Mesme, por kjo s’do të ndodhë tani”, ka thënë Solskjaer.

“Do t’u jap lojtarëve disa ditë pushim. Nuk e di ku do të shpërndahen të gjithë ata, por ne do të qëndrojmë në Evropë. Pushimi mes dy pjesëve të sezonit do të jetë shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe ne i kemi edhe pesë apo gjashtë ndeshje deri atëherë”.

“Ne vetëm do të vazhdojmë kështu deri atëherë dhe të tentojmë t’i marrin rezultatet dhe paraqitjet të cilat i duam. Shpresojmë të marrim edhe pak vitaminë D dhe të përgatitemi për muajt e ardhshëm”.

Manchester Unitedi e kishte kaluar këtë fazë pushimi në Dubai në dy vjetët e fundit, ndërsa Djajtë e Kuq kanë luajtur edhe tre herë në Katar gjatë dekadës së fundit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...