Universiteti i Tetovës shënoi 30 vjetorin e ligjëratave të para

nga Xh M

Tetovë, 17 shkurt – Duke filluar me homazhet tek busti i rektorit të parë të Universitetit të Tetovës Fadil Sulejmani dhe tek varri i dëshmorit të UT-së, Abdylselam Emini, dhe më pastaj duke bërë edhe vizitat tek xhamia e fshatit Poroj, në mektepin e të cilës u mbajt ligjërata e parë, sot Universiteti i Tetovës, ka shënuar manifestimin e 30 vjetorit të ligjëratave të para.

Manifestimi ka vazhduar me akademinë solemne tek hapësirat e universitetit, ku edhe janë dekoruar dekanët e parë të fakulteteve të krijuara aso kohe, si dhe pronari i shtëpisë ku u nënshkrua akti i themelimit të UT-së, në Reçicë të Vogël.

“Ky institucion lindi si rezultat i vizionit përparimtar dhe vendosmërisë së atyre që besuan se dija dhe arsimimi në gjuhën shqipe janë themelet e progresit dhe identitetit tonë kombëtar.

Nuk ishte një rrugë e lehtë por ishte një rrugë e domosdoshme që sot frymëzon gjenerata të reja drejtë dijeve dhe sukseseve akademike”, tha Jusuf Zejneli, Rektor i Universitetit të Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More