Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Universiteti i Tiranës: Provimet e semestrit I, do të zhvillohen online! Raste të veçanta në auditor, me leje nga Komiteti Teknik

Universiteti i Tiranës ka marrë vendimin sa i përket zhvillimit të provimeve të semestrit të parë.

Në vendim thuhet se provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online, përjashtim kanë disa lëndë specifike që nuk mund të zhvillohen online, do të bëhen në auditorë pas lejes së komitetit teknik.

Mënyra e Zhvillimit të Provimeve të semestrit të parë në Universitetin e Tiranës:

Vendosi:

Provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online.

Provimet të cilat nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikave të lëndës, me kërkesë të titullarit të lëndës dhe me miratimin paraprak të përgjegjësit të njësisë bazë, do të zhvillohen në auditore vetëm pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Komiteti Teknik i ekspertëve.

Në rast se Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk miraton kërkesat e zhvillimit të provimeve, për këto lëndë në auditor, titullarët e tyre të shohin mundësitë alternativë të përmbylljes së procesit të provimeve në këtë semestër. Në pamundësi të realizimit të këtyre brenda këtij semestri si dhe për ata studentë që kanë pamundësi të pjesëmarrjes në këtë semestër do të përcaktohet një periudhë e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor.

Njësitë kryesore për të komunikuar më tej, brenda datës 03/03/2021 të dërgojë në rektorat lëndët provimet e të cilave kërkohet një zhvillim në auditor.

Ky vendim përcillet për zbatim të gjitha njësive përbërëse të UT.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

– Ndërkohë, Komiteti Teknik i Eksertëve ka vendosur që të vijojë mësimi online në universitete për shkak të situatës epidemiologjike ndërsa pritet që brenda javës të ketë një vendim për sezonin e provimeve të studentëve në auditore.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dije vendimet bazuar mbi situatën epidemiologjike në vend.

“Në lidhje me kërkesën e universiteteve, që meqë hyjnë në sezonin e provimeve, t’i zhvillojnë ato nëpër auditore, po punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit për të vlerësuar mundësitë konkrete të këtij realizimi dhe patjetër që do të kemi një vendim të shpejtë, maksimumi deri në fund të kësaj jave. Në takimin e sotëm të Komitetit të Ekspertëve u vendos që të vazhdojmë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një vlerësim tjetër, deri në një moment të dytë, ku do ta rivlerësojmë përsëri në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike”, tha Prof. Mira Rakacolli.

Postime të ngjashme

Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

D V

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

Vendi në “pushtetin” e zjarreve, Peleshi: Aktualisht 8 vatra aktive, situata më kritike në Karaburun e Përmet

D V

Rama në Liban për riatdhesimin e 19 shqiptarëve

D V

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...