Universiteti “Kiril dhe Metodi” renditet i 1990, nga 2000 universitetet më të mira në botë

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – Universiteti Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” (USHKM) është renditur i 1990-ti në listën e 2000 universiteteve më të mira në botë për vitin 2024 nga Qendra për Renditjet e Universiteteve Botërore (CWUR). USHKM është në të njëjtën pozitë nga rangimi i vitit të kaluar dhe ende është i vetmi universitet nga vendi që është në renditjen CWUR.

Pesë universitetet më mirë të renditura në botë, sipas listës CWUR, janë universitetet e Harvardit, MIT, Stanford (nga SHBA), Cambridge dhe Oxford (Britania e Madhe).

Ndër vendet fqinje, Serbia ka katër institucione të arsimit të lartë ndër universitetet më të mira në botë. Në renditje janë dy universitete nga Bullgaria, ndërsa Greqia është në listë me 12 universitete. Në renditje ishin 4 institucione të arsimit të lartë nga Kroacia.

Këtë vit në listë nuk ka asnjë universitet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More