Agjencia Zhurnal.mk

UNShM me kritika për procesin mësimor, kërkojnë përgjegjësi nga MASh

Shkup, 2 qershor, zhurnal.mk – Një sërë vërejtjesh dhe kritika i janë dorëzuar Ministrisë së Arsimit nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme. Raporti shfaq problemet e ndryshme me të cilat po përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca, madje duke e vlerësuar këtë periudhë të jashtëzakonshme si krizë arsimore. Kryetari UNSHM-së, Blendi Hodai tha se pasojat te nxënësit do të jenë afatgjate prandaj përgjegjësi duhet të mbaj Ministria e Arsimit.

“Jo të deklarohen se virusi korona i ka gjetur të papërgatitur përndryshe se ato do ta kishin menaxhuar gjendjen. Është e papranueshme sepse pavarësisht se si është gjendja ne jemi në shekullin 21, digjitalizimi në çdo fushë është duke u zhvilluar edhe patjetër arsimi është dashur të mendohet se do të duhet të kalojë nëpër digjitalizim dhe jo digjitalizimi të bëhet për shkak të një krize”, deklaroi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së

Bashkë me raportin nxënësit kanë dorëzuar edhe 12 rekomandime për mësimin nga distanca në rast se edhe viti i ardhshëm shkollor do të vazhdojë “online. Ndër rekomandimet prioritare është krijimi i një platforme të përbashkët.

“Nxënësit nga hapësirat gjeografike më rurale që vijnë dhe ato me nevoja të veçanta janë më të prekur nga kjo situatë. Mendojmë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të gjej alternative gjithëpërfshirëse për ti kyç të gjithë aktorët, të gjithë nxënësit në mësim dhe mos të ketë padrejtësi”, pohoi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

Sipas vlerësimeve të UNSHM-së, kjo situatë duhet shfrytëzuar si një mundësi për të analizuar modelet momentale të arsimit si dhe të kërkohen metoda të reja të mësimdhënies.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!