Maqedoni

UNSHM me ultimatum drejt Carovskës dhe Filipçes: Gradualisht duhet të kthehemi nëpër shkolla

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Bledi Hodait sot njoftoi se një numër i madh i kërkesave të tyre janë pranuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Hodai theksoi se në koordinim me nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë vendin kërkohet që të pranohet kërkesa kryesore e tyre, respektivisht kthimi gradual i nxënësve në shkolla.

“Kërkesa jonë përmbajtjesorë më e rëndësishme, që viti shkollor të fillojë me model të kombinuar nuk është pranuar. Kemi bërë kompromis duke respektuar epidemiologët që viti shkollor të fillojë nga distanca, respektivisht nga shtëpia, por në qoftë se gjendja epidemiologjike gjatë muajit tetor do të jetë stabile, atëherë nxënësit duhet të kthehen në shkollë gradualisht me model të kombinuar, në rast se kjo nuk do të ndodhë, çdo nxënës do të bojkotojë mësimin online në nëntor. Kjo nuk duhet të merret si kompromis, përkundrazi si ultimatum një mujorë ndaj ministres Carovska dhe ministrit Filipçe”, tha mes tjerash Hodai.

Postime të ngjashme

Në mënyrë intenzive vazhdojnë punimet te shkolla fillore “Jashar Bej Shkupi”

Z H

30 ditë paraburgim për të arrestuarit e djeshëm në Kumanovë

XH,I

Ganiu: Qytetarët e Çairit i kanë 40 milionë denarë borxh komunës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...