Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

UNSHM: Nuk angazhohemi për anulimin e maturës

Shkup, 25 janar – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës publikoj status në rrjetet sociale rreth provimit të maturës shtetërore, të cilit duhet t’i jepet përgjigje që të sqarohet opinioni publik, reagojnë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme (UNSHM).

“Po, provimi i maturës shtetërore është ‘një e drejtë për të zgjedhur dhe kjo e drejtë është e paprekshme’. Provimi i maturës shtetërore jepet nga nxënësit që duan të ‘vazhdojnë arsimin e tyre’. Sidoqoftë, argumenti se maturantët ushtruan të drejtën e tyre bazuar në zgjedhjen personale në dhjetor nuk është më i miri. Në dhjetor, maturantët nuk ishin të sigurt nëse provimi i maturës shtetërore do të realizohej fare (kishte të maturantë që kërkuan anulimin e saj). Kjo është arsyeja pse të gjithë maturantët paraqitën provimet e maturës shtetërore deri më 31 dhjetor 2020 duke mos dashur të luajnë bixhoz me të ardhmen e tyre arsimore”, thonë në UNSHM.

Siç thuhet në kumtesë, ripërdorimi i të dhënave për “mbi 14 mijë maturantë”, përmbajtja në të thotë: “Nuk ka arsye për të anuluar maturën shtetërore”. Këtu theksojmë, shtojnë ata, ‘se Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme nuk është në favor të anulimit të maturës”. UNSHM nuk i mbështeti maturantët që e kërkuan atë dhe këmbënguli që duhet të ketë maturë shtetërore”, shprehen ata.

“Me këtë në mendje, është e qartë se bojkoti i orëve të mësimit nuk ka të bëjë me heqjen dorë nga matura shtetërore, por për modifikimin e tij për këtë vit shkollor. Kjo është arsyeja pse UNSHM nuk bie dakord se ‘bojkoti është i pajustifikuar’. Ndryshimet e propozuara janë plotësisht të arsyeshme. Ato ruajnë seriozitetin e procesit arsimor, dhe në të njëjtën kohë interesin e nxënësve, respektivisht maturantëve duke marrë parasysh (jo)cilësinë e mësimit në distancë”, thonë në UNSHM.

Ata theksojnë se përfaqësuesit e Unionit u ftuan dhe pranuan të marrin pjesë në grupin punues mbi krijimin e konceptit të ri të maturës shtetërore, por ky koncept do të zbatohet nga viti i ardhshëm shkollor.

“Çdo komunikim i Unionit me institucionet ka një qëllim – ndërtimin e një procesi më të mirë arsimor në vend”, theksojnë ata. Ndryshe, UNSHM përsëri u bën apel institucioneve të pranojnë kërkesat e maturantëve. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...