Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

UNT-ja promovoi gjashtë libra shkencorë si dhe revistën studentore “UNTstudenti” në bashkëpunim me QBSB-në

Shkup, 15 qershor – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup me rastin e 5-vjetorit të themelimit të saj realizoi promovimin e 6 titujve shkencorë, si dhe numrin e dytë të revistës studentore “UNTstudenti”.

Të gjithë të pranishmit patën rastin të jenë afër botimeve gjatë ekspozitës së të gjitha publikimeve të realizuara nga Qendra e Botimeve dhe Sistemit Bibliotekar (QBSB) pranë UNT-së, në hapësirat e BKU “Sh. Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Gjatë promovimit fjalë hyrëse pati Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, ndërsa promovimin e përshëndetën Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi udhëheqës i QBSB-së, drejtori i BKU-së z. Frymëzim Dauti, drejtori i AZGJ-së, Prof. Dr. Ylber Sela si dhe drejtoresha e QSPA nga Tirana, znj. Diana Kastrati.

Në mesin e kolegëve, studentëve dhe miqve të artit të shkruar u promovuan këta tituj shkencorë:

1.”Nutricioni dhe siguria e ushqimit”

Autorë: Prof. Dr..Azis Pollozhani – Prof. Dr. Zoran Popovski

Promovuesi: Prof. Dr. Sreçko Georgievski

  1. “Bazat e mjekësisë sportive”

Autor: Prof. Dr. Aziz Pollozhani, Prof. Dr. Blerim Saiti dhe Mr. Rezart Dalipi

Promovues: Doc. Dr. Agon Saiti

3.”Të ushqyerit e sportistëve”

Autor: Prof. Dr. Aziz Pollozhani

  1. “Menaxhimi i projektit”

Autor: Prof. Dr. Bedri Ademi

Promovues: Prof. Dr. Agim Mamuti

  1. “Shqiptaria, miti dhe filozofia “

Autori: Prof. Dr. Rizvan Sulejmani

Promovues: Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu

  1. “Në Kalabri me Arbëreshët”

Autor: Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi

Promovuesi: Prof. Dr. Vebi Bexheti

  1. Revista studentore “UNTstudenti” nr.2/2021

Emel Aliji – Kryeredaktor përgjegjës

Përveç titujve të lartëcekur në hapësirat e BKU “Sh. Klimenti i Ohrit” në Shkup, u ekspozuan edhe botimet tjera nga Qendra e Botimeve dhe Sistemit Bibliotekar (QBSB) pranë UNT-së, duke përfshirë edhe revistat shkencore ndërkombëtare SEEJSD si dhe botime të ndryshme nga vendi nga stafi akademik i UNT-së.

Për të gjithë të interesuarit ekspozita vijon në hapësirat e BKU “Sh. Klimenti i Ohrit” në Shkup duke filluar nga data 15.06.2021 deri më 17.06.2021.

Universiteti Nënë Tereza

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...