Ura lidhëse që i la të ndara lagjet e Shkupit

nga Xh M

Shkup, 15 shtator – Gjashtë milionë euro ishin parapa për ndërtimin e kësaj ure, para të siguruara nga programi TAV. Në vendosjen e gurë themelit ishin të pranishëm shumë udhëheqës të atëhershëm dhe kryetarë të komunave të cilët patën deklaruar se ndërtimi i urës do t’i bashkojë njerëzit. Por tani e sa kohë kjo urë ende nuk ka përfunduar.

Ura “Lublanska” në komunë të Karposhit ishte paraparë që të përfundoj në afat prej 18 muajsh ndërsa tani e tre vite në këtë urë vazhdojnë ende punimet.

Tre vite më parë ishte paralajmëruar se në këtë urë do të ketë katër korsi për automjete, rrugë për këmbësorë dhe për biçikleta. Ndërsa qëllimi i ndërtimit të kësaj ure ishte që të lidhë rrugët “Ilindenska” dhe “Skupi”, dhe Komunën e Karposhit me komunat Gjorçe Petrov, Butel, Çair dhe Shuto Orizari. Kështu u tha nga kryetari i atëhershëm i Shkupit Petre Shilegov dhe nga Kryetari i Komunës së Karposhit Stefan Bogoev

“Do të përfundojmë këtu për rreth 18 muaj, që do të thotë që rreth një viti e gjysmë nga tani, fillimi apo gjysma e vitit 2023 do të mundemi që këtë benefit ta shfrytëzojmë për qytetin tonë”, tha Petre Shilegov – Ish Kryetar i qytetit të Shkupit.

“E dini se ndërtimi i urave domethënë edhe ndërtim urash ndërmjet njerëzve të cilët i afrojnë që të jenë më afër dhe të funksionojnë më thjeshtë në jetën e tyre”, tha Stefan Bogoev – Ish Kryetar i Komunës së Karposhit.

Kjo urë, mbeti në letër si shumë projekte të tjera në vendin tonë, të nisura e të pa bitisura dhe mbeti vetëm një lajm ditor se janë paraparë që të shpenzohen gjashtë milion euro, para të ndara që tu shërbejnë qytetarëve pas 18 muajsh. Por tani e tre vite kjo urë ende nuk u shërben qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More