Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Ura më e gjatë e varur, gjendet në Portugali – është 516 metra

Zhurnal Ads

Gjashtëdhjetë kilometra nga qyteti Portos në qytezën portugeze Arouca, së shpejti do të hapet ura më e gjatë e varur për këmbësorë në botë.

Është e gjatë 516 metra dhe për këtë ka marrë emrin “516 Arouca”. Ajo qëndron e varur në kanionin e lumit Paive, e ndërtuar 175 mbi tokë dhe është 1.2 metra e gjerë, transmeton Telegrafi.

Është ndërtuar nga kabllot e çelikut dhe rrethojat metalike që janë të vendosura në mes të dy shtyllave të betonit. E për të kaluar nga njëra anë në tjetrën, duhen pesë minuta kohë.

Koha e kalimit varet edhe nga shumë faktorë siç është ndalesa për të shijuar apo edhe nga frika e lartësisë. Ura “516 Arouca” do të duhej të hapej gjatë vitit të ardhshëm, por data e saktë nuk dihet.

Kurdo që të hapet kjo urë edhe zyrtarisht do të rrëzojë nga froni fituesin e deritanishëm, urën në Cermat të Zvicrës, që është 500 metra e gjatë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Si ta shmangni ngrënien e pakontrolluar në situata stresuese

admin

Doli nga dhoma ku po qëndronte i karantinuar, pas 8 sekondash burri në Tajvan gjobitet me 3,500 dollarë

S.B.

Si stërviten truprojat e presidentëve dhe personave të famshëm?

admin

Pamjet e bukura të akullit në liqenin e provincës Jilin të Kinës Verilindore

R ZH

Edhe pse frikësuese, dëmet ishin shumë të vogla – momenti i përplasjes së një VW Golf GTI me një Škoda Rapid, në autostradë

admin

Nga obeze në “modele”, transformimi i jashtëzakonshëm i 25-vjeçares

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...