Bota

Uragani “ETA”: paralajmërohen stuhi të mëdha

U deshën vetëm 24 orë që Eta të kalonte nga një stuhi tropikale në një stuhi të Kategorisë 4, dhe ka të ngjarë që të forcohet vetëm pasi të afrohet Nikaragua.

Erërat e saj arrijnë në deri në shpejtësinë prej 150 mph.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) të hënën pasdite tha që: “Eta është bërë një stuhi e jashtëzakonshme me erëra shumë të mëdha dhe është në kategorinë 4, ndërsa pritet të forcohet sërisht.”

Dhe përpara se të zbarkonte në Nikaragua të martën në mëngjes, NHC tha që Eta ka të ngjarë të forcohet në një Kategori 5.

Rajoni pritet të përballet me sasi të mëdha shiu, rrëshqitje toke dhe qytete të tëra të përmbytura në Amerikën Qendrore.

Eta është stuhia e 28 që po godet në brigjet e Amerikës duke thyer rekordin e vendosur në vitin 2005 si viti ku kishte më shumë uragane të regjistruara ndonjëherë.

Postime të ngjashme

Britanikët për vaksinën/Ta provojnë një herë politikanët!

S.B.

Francë, shkaktohet panik nga “gripi i shpendëve”

S.B.

Gjermania publikon numrin e rasteve të reja me COVID-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...