Ka nisur tashmë festa në rrugët e Tiranës, teksa mijëra tifozë të kombëtares shqiptare janë mbledhur në rrugët kryesore të qytetit.
Shumë prej tifozëve kanë mbërritur nga jashtë shtetit, për të mbështetur sot kuqezinjtë në ndeshjen e rëndësishme kundër Gjeorgjisë, për Ligën e Kombeve.
Mes kuqezinjve ka edhe tifozët gjeorgjian të cilët vihet re se janë mirëpritur nga kuqezinjtë.
Në pamjet shihet një harmoni mes dy tifozërive mes të cilëve nuk mungojnë edhe fotografitë. Edhe pse më të paktë në numër tifozët gjeorgjian janë të pranishëm në rrugët e kryeqytetit për të mbështetur kombëtaren e tyre.
Nuk kanë munguar as tifo-grupet e organizuara, duke dhuruar një spektakël të vërtetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa po marshojnë drejt stadiumit.