Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Uran Ismaili-deputetëve: Duhet të reflektoni, fati i ushtarëve të UÇK-së s’është individual

Prishtinë, 17 nëntor, zhurnal-ks – Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së dhe deputeti, Uran Ismaili i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të reflektojnë dhe të kuptojnë se fati i ushtarëve të UÇK-së nuk është fati i tyre individual, por përthama e përpjekjeve për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se në peshoren e drejtësie nuk janë emrat e përveçëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, por i tërë vendi dhe historia e tij.

“Ne si deputetë duhet të reflektojmë dhe të kuptojmë drejtë se fati i ushtarëve të UÇK-së nuk është fati i tyre individual, por është bërthama e përpjekjeve tona për liri, pavarësi dhe shtet. Në peshoren e drejtësisë sot nuk janë duke u vënë emrat e përveçshëm, por aty është Kosova dhe historia e saj e lavdishme. Ata kanë sakrifikuar aq shumë duke i dalë edhe vdekjes përballë për liri dhe pavarësi. Jam i bindur se edhe në këtë temë do të dalin faqebardhë dhe krenar duke mbrojtur edhe një herë Kosovën. Natyrisht kam edhe një dilemë se a do të jemi në gjendjen si shtet dhe përgjegjësinë që kemi të gjithë ne për të mbrojtur historinë dhe UÇK-në”, tha ai.

Këtë qëndrim, Ismaili e dha gjatë seancës plenare ku po debatohet për menaxhimin me pandeminë Covid-19.

Për këtë të fundit tha se qeveria i ka lënë pacientët e infektuar me Covid në mëshirë të fatit.

“Janë shpenzime shumë të larta për familjet që nuk po munden me i përballu, e keni fondin e sigurimeve shëndetësore folni me qeverinë, krijoni një limit të themi që një person mund t’i shpenzojë deri 150 euro dhe të sjell faturat. E keni atë mundësi për të bërë rimburësimin dhe me iu gjet pacientëve edhe në aspektin financiar”, tha ai. 

Postime të ngjashme

Miftaraj ia numëron pozitat kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor

Dafina Vidishiqi

Ministrja britanike pas takimit me Lajçak: Do të punojmë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Dafina Vidishiqi

Sondazhi nga Pyper: Mbi 65% e qytetarëve mendojnë se propozimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së ishte i nevojshëm

Dafina Vidishiqi

Musliu: Tash e tre muaj mungon insulina në Kosovë, MSh të marrë veprime konkrete

Dafina Vidishiqi

Çitaku: Thaçi më propozoi që ta zëvendësoj në postin e presidentit

Dafina Vidishiqi

BIK këtë vit vazhdon traditën e therjes së kurbanit, çmimi do të jetë 120 euro

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...