Urim nga kryetari i Kuvendit Xhaferi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shqiptarëve

Shkup, 28 shtator – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi personalisht dhe në emër të deputetëve u dërgoi urim pjesëtarëve të bashkësisë  boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e 28 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Ai u dëshiroi ditën tra kalojnë me shëndet të mirë dhe disponim, në rrethin e të dashurve Tuaj, me respektimin maksimal të protokolleve shëndetësore.

“Bashkësia boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pjesë e pandashme e shtetit tonë të përbashkët në të cilin çdo kontribut, qoftë ai individual apo kolektiv, është kontribut i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit dhe prosperitetit të shtetit. Dallimet tona dhe veçoritë, si gjuha, tradita, kultura, zakonet, na bëjnë të veçantë dhe promovimi, kultivimi, respektimi i tyre dhe kremtimi i përbashkët, e pasuron jetën shoqërore në shtet dhe e zbukuron përditshmërinë e qytetarëve tanë. Kremtimi i përbashkët i festave do të thotë edhe njohje dhe respektim i ndërsjellë, dhe kjo është mënyra e vetme dhe formula më e mirë për ndërtimin e rrëfimit të suksesshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në urimin e Xhaferit.

Bashkë, të ndërtojmë shtet të përparuar, të sigurt, stabil, shtet me vlera dhe standarde evropiane të respektimit të drejtave, lirive dhe dallimeve njerëzore, shtet me të cilin do të krenohen gjeneratat që vijnë pas nesh. 

Related posts

Joveski dëshiron të bëhet gjykatës kushtetues

Z H

Danillovski: Lloji i virusit “Delta” është më i rëndë se ai “Alfa”

D V

As sot nuk kanë ardhur ekspertët gjerman për hetime në Spitalin e Tetovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More