Urim nga kryetari i Kuvendit Xhaferi me rastin e festës hebraike Jom Kipur

Shkup, 16 shtator – Me rastin e festës së madhe hebraike – Jom Kipur, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferti, u dërgon urime të sinqerta pjesëtarëve të bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  dëshira për shëndet të mirë, paqe dhe qetësi shpirtërore, gëzim familjar dhe mirëqenie, të plotësuara me suksese të mëdha individuale dhe kolektive në planin personal dhe kolektiv.

“Kremtimi i kësaj dite të madhe për bashkësinë hebraike le të jetë i vërshuar me mesazhet fisnike që i bart në vete festa, respektivisht mesazhi i pajtimit, i respektimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, mesazhi i tolerancës ndaj të ndryshmit dhe përkrahjes të pafuqishmëve. Para së gjithash dhe mbi të gjitha, të gjithë jemi pjesëtarë të racës njerëzore, me të gjitha virtytet dhe veset ndërsa çdo ditë e re, çdo vështirësi, akoma më shumë e thekson nevojën për bashkim, për mbështetje në njëri tjetrin dhe ballafaqimin e përbashkët me sfidat. Bashkësia hebraike është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe prandaj, le të jetë kjo festë mundësi për të shprehur respektin tim për kontributin në ndërtimin e shtetit stabil, të avancuar, në të cilin jeta e mirë dhe cilësore është detyrë e të gjithëve” theksohet në urimin e Xhaferit.

Të nderuar bashkëqytetarë,  qëndron në urimin nga Xhaferi deri te pjesëtarët e bashkësisë hebraike, Ju dëshiroj ditë të  bukur festive në rrethin e njerëzve tuaj më të dashur, me shëndet të mirë, paqe dhe mirëqenie. 

Related posts

Propozim-ligji për shtetësi shkon në Kuvend me flamur evropian

D V

Lajm i mirë: Në Zvicër mund të udhëtoni me vaksinë kineze, ja edhe vendet tjera!

D V

Zaev: Punojmë në krijim të standardeve më të larta për sundim të së drejtës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More