Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Urimi i Rektorit të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

Zhurnal Ads

Tetovë, 28 nëntor – Në këtë ditë të shënuar të historisë sonë kombëtare, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë,  që në emër të Universitetit të Tetovës, t’Jua uroj 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit.

28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumëshekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror. Ky projekt kombëtar pati edhe pararendësit e tij, në krye me  heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili  më 1443, në kryeqytetin e vjetër të Shqipërisë, në Krujë, e ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenore.

Vendimi historik i 28 Nëntorit të vitit 1912, i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ishte një kurorëzim i luftërave dhe përpjekjeve të plejadave të tëra të atdhetarëve dhe intelektualëve që shkëlqyen gjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Orientimi drejt së ardhmes, na obligon që të ngrihemi në lartësinë e duhur të përgjegjësive tona dhe realitetit të ri historik, në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet tona etnike në Ballkan, t’i përgjigjemi me unitet të fuqishëm mes nesh, me bashkëpunim shkencor e kulturor, sikurse të gjitha kombet e qytetëruara. 

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë!

REKTORI

PROF. DR. VULLNET AMETI

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Moti sot me vranësira dhe me reshje të shiut

R ZH

Analizë: Të kuroheni apo të kujdeseni nga Covid 19, cila është më e pagueshme?

Z H

Hotelierët kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Zaev

E.E.

Vendosen shtylla hidraulike dhe kamera në më tepër kënde në Çarshinë e Vjetër

T E

“8 Shtatori” përsëri Covid-qendër, spitalet po mbushen

T E

1342 raste të reja, 679 të shëruar dhe 22 të vdekur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...