Agjencia Zhurnal.mk

Urimi i veçantë i Ermalit në ditëlindjen e 73-të të Sabriut: Urime i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 73-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Por një nga urimet më të përzemërta, Sabriu e ka pranuar nga djali i tij, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Ky i fundit i cili aktualisht ndodhet me pushime në Turqi, ka publikuar një fotografi të të atit në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një urim të veçantë babait në 73-vjetorin e lindjes.

“Urime ditëlindja i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që e ki . Je krenaria jonë, e sa më gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të duam shumë unë, e padyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Ermali në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e ndjekësve, të cilët i kanë dëshiruar edhe shumë vite të tjera këngëtarit të madh.

Sabri Fejzullahu shquhet si një prej artistëve më të njohur në trevat shqipfolëse me një karrierë mjaft të pasur me hite dhe krijimtari të veçantë muzikore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...