Agjencia Zhurnal.mk.

Ursula von der Leyen: Deri në fund të javës do të jenë vaksinuar 60% e europianëve

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë një konferencë për shtyp tha se deri në fund të javës domethënë në fund të tremujorit të dytë, 422 milion doza të vaksinave do të shpërndahen në vendet anëtare të BE-së.

Gjithashtu ajo deklaroi se gjatë së njëjtës periudhë, 60% e të rriturve do të kenë marrë të paktën një dozë, ndërsa 40% do të vaksinohen plotësisht.

Gjatë konferencës për shtyp, Presidentja e Komisionit Europian theksoi se vendet nuk kishin përjetuar një pandemi në të kaluarën, dhe nuk kishin mjetet e duhura kështu të gjitha vendimet dhe masat ishin të nevojshme.

Ajo gjithashtu foli për planet kombëtare të rimëkëmbjes së shteteve anëtare, duke theksuar se vendet synojnë investime dhe reforma, transformimin digjital dhe ekonominë e gjelbër, por edhe politikën sociale.

Related posts

O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen për një bisedë të vështirë dhe të rëndësishme

Xh M

Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Xh M

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky