Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ursula von der Leyen: Trump do t’i mbetet historisë, por jo mbështetësit

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian shprehën  entuziazmin  e tyre të mërkurën se ata do të kishin përsëri një mik në Shtëpinë e Bardhë.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian, tha se duhet të shfrytëzohet momenti për të formuar një pakt të ri midis fuqive demokratike. Atij iu bashkua në Parlamentin Europian Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, për t’iu drejtuar eurodeputetëve disa orë përpara inaugurimit të Biden.

Uashingtoni i Trump ka qenë në konflikte me Brukselin dhe kryeqytetet europiane janë indinjuar  nga vendimi i Trump për të braktisur marrëveshjen për klimën në Paris dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit – dhe udhëheqësit e BE shpresojnë që Biden do të jetë pjesë përsëri e marrëveshjeve.

Zyrtarja e lartë e Brukselit paralajmëroi për faktin se miliona amerikanë kishin votuar për Trump dhe që disa prej tyre ishin ngritur në emër të tij në 6 janar duhet të shërbejë si një paralajmërim.

“Presidenti Trump mund të mbetet histori brenda pak orësh, por mbështetësit e tij jo. Më shumë se 70 milionë amerikanë votuan për Trump në zgjedhje,” tha ajo.

“Disa qindra prej tyre sulmuan Kapitolin në Uashington, zemra e demokracisë Amerikane, vetëm disa ditë më parë”.

“Dhe kështu ndodh kur fjalët vihen në veprim, kur gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme bëhen një rrezik real për demokracinë”, tha  ndër të tjerash ajo.

Postime të ngjashme

Britanikët hapin shkollat nga 8 marsi, testim dy herë në javë për çdo nxënës e prind

S.B.

Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Policë në universitete, në Greqi ndizet një luftë kulturore

S.B.

Protesta në Hong Kong, shkak gjykimi ndaj aktivistëve

S.B.

Gjykata në Mianmar shton akuzat kundër lideres Aung San Suu Kyi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...