Agjencia Zhurnal.mk

Useini: Qeveria shkak i largimit të rinisë jashtë vendit

Shkup, 26 qershor, zhurnal.mk – Qeveria që po e udhëheq kryeministri Zoran Zaev është shkak i largimit të rinisë jashtë vendit. Kështu deklaroi Liridon Useini, kryetar I Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në një takim me gazetarë para godinës së Qeverisë.

“Politikat e gabuara dhe shuarja e shpresës të qytetarëve po dëshmohen për çdo ditë. Të gjithë pritën se kryeministri u vetëdijsua nga rezultati i rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe përmes paralajmërimit për të ashtuquajturën “fshesën” e famshme, gjithë menduan se me të vërtet do fillojnë ndryshimet dhe reformat. Mirëpo për fat të keq, pas këtij rekonstuimi kozmetik, ku po bëhet reciklimi i kuadrove të dështuara, duke i shpërblyer me poste ministrash ata politikanë që dështuan plotësisht në dikasteret e tyre, përfundimisht vërtetohet për të satën herë se kjo qeveri duhet sa më shpejt të bjerë dhe të mos marrë në qafë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kryeministër, pasi që ju nuk arritët të përdorin “fshesën” që ju vet e paralajmëruar, ne po ju sjellim këtu para qeverisë bishtin e fshesës që ju ta keni si kujtim dhe në seancat qeveritare së paku tja jepni në përdorim ministrave që nuk i dëgjohet zëri dhe që nuk dinë se për çka janë në kabinetin tuaj”, deklaroi Useini, transmeton gazeta KOHA.

Mos harroni, shtoi më tej ai, që bishtin e fshesës të ndani në mënyrë proporcionale me partnerët tuaj të koalicionit të cilët do mendojnë se i jepni ndonjë dhuratë të çmuar pasi që nuk arritët ti pastroni me “fshesën” që vetë paralajmëruat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...