Agjencia Zhurnal.mk

Ushqimet që duhet t’i konsumoni për të rritur nivelin e vitaminës D në mesin e pandemisë COVID-19

Kujdesi për shëndetin tonë nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm.

Të gjithë e dimë se vitamina D është jetike për kockat e shëndetshme, dhëmbët ose muskujt, si dhe një mori përfitimesh të tjera si përmirësimi i gjendjes shpirtërore dhe së fundmi coronavirusi ka nxjerrë në pah rolin e vitaminës D në sistemin imunitar.

Problemi me vitaminën D është se trupi nuk mund ta krijojë vetë, burimi kryesor i tij vjen nga rrezet e diellit në kontakt direkt me lëkurën.

Duke qenë se shumica nuk po ekspozohemi në diell sa na duhet, shumë prej nesh po bien në fund të rezervave të vitaminës D, veçanërisht njerëzit me lëkurë më të errët.

Ndërsa marrja e mjaftueshme e Vitaminës D nga dietat është jashtëzakonisht e vështirë, ka plane të caktuara të vakteve që mund të ndiqni për të siguruar që jeni duke e rritur konsumimin tuaj.

Dieta e përsosur e vitaminës D në një pjatë përfshin:

  • Qull të bërë me qumësht dhe manaferra
  • Një omëletë me spinaq dhe kërpudha me bukë integrale
  • Salmon me mollë dhe brokoli
  • Patate të ëmbla dhe një sallatë me vaj ulliri

Këto janë disa nga ushqimet kryesore që do t’ju ndihmojnë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!