Ushqimi i shpejtë shkurton jetën

Studiuesit shëndetësorë nga Universiteti i Miçiganit kanë vlerësuar se ngrënia e një ‘hot-dogu’ mund të marrë 36 minuta nga jeta juaj.

 

Në një studim të botuar këtë muaj në revistën Nature Food, studiuesit rishikuan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minutat e jetës së shëndetshme që fituan ose humbën.

“Ne donim të bënim një vlerësim shëndetësor të efekteve të dobishme dhe të dëmshme të ushqimit në ushqyerjen e përgjithshme”, ka deklaruar Olivier Jolliet për CNN, profesor i shëndetit mjedisor në Universitet dhe autor i lartë i punimit.

(Foto: The Jakarta Post)

Qëllimi është në zgjedhjen e ushqimit më të mirë

Ekipi doli me një indeks që llogarit barrën neto të dobishme ose të dëmshme të shëndetit në minuta të jetesës së shëndetshme të lidhur me shërbimin e ushqimit. Ajo bazohet në hulumtimin e quajtur Barra Globale e Sëmundjeve, e cila mat sëmundshmërinë e lidhur me zgjedhjen e ushqimit të një personi.

“Një nga ushqimet që studiuesit matën ishte një ‘hot dog’ standard. 61 gramët e tij të mishit të përpunuar rezultuan në humbjen e 27 minutave të jetës së shëndetshme, por kur merren parasysh përbërës të tillë si natriumi dhe acidet trans-yndyrore, vlera përfundimtare është se humbte 36 minuta”, ka shpjeguar Jolliet.

Nga ana tjetër, konsumimi i ushqimeve të tilla si arra, bishtajore, ushqime deti, fruta dhe perime pa niseshte, ka efekte pozitive në shëndet – kanë treguar hulumtimet.

Related posts

Infektimet mykotike të thonjëve, si ti njohim dhe ti trajtojmë me sukses?

Z H

Studimi i ri: Kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë

D V

Mënyra se si i mbathni çorapet tregon nëse jeni të shëndetshëm: Shenjat që tregojnë një sëmundje të rëndë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More