Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ushtarët e Etiopisë vrasin civilë të paarmatosur

Në një video të publikuar nga televizioni amerikan, CNN, shihen pamje të rënda të ekzekutimit të disa civilëve të paarmatosur nga ushtarët e Etiopisë në rajonin Tigray.

Në video besohet se paraqitet vrasja masive në Mahibere Dego, zonë malore e pjesës qendrore të Tigrayt, ku pati konflikt të armatosur mes forcave qeveritare dhe rebelëve.

Ushtarët shihen duke rrethuar një grup civilësh të rinjsh të paarmatosur para se t’i qëllojnë me armë. Pas ekzekutimit, ushtarët kapin trupat për krahu ose këmbë dhe i shtyjnë për t’i hedhur nga një lloj shkëmbi.

Pamje nga rrethimi i civilëve të paarmatosur para se të ekzekutohen

Ushtarët dëgjohen në video duke i thënë njëri-tjetrit që të mos çojnë plumba dëm dhe të përdorin sa më pak të tillë që janë të nevojshmë për të vrarë dhe që të sigurohen që askush nga grupi i civilëve të mos mbetet i gjallë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ata gjithashtu duket se e përgëzojnë njëri-tjetrin, duke i çmuar vrasjet si heroike dhe duke i fyer burrat e zënë rob.

Videon mund ta shikoni në këtë link. Ju paralajmërojmë se pamjet janë të rënda, prandaj nuk këshillohet të shikohen nga personat e ndjeshëm dhe nga fëmijët.

Vrasja masive afër Mahibere Degos është një nga disa rastet e tilla që janë raportuar gjatë konfliktit 5-mujor në Tigray, gjatë të cilit mijëra civilë besohet të jenë vrarë, dhunuar seksualisht dhe abuzuar.

Megjithatë, verifikimi i numrit të viktimave në konflikt ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për gazetarët, sepse autoritetet nuk kanë lejuar qasje në terren dhe i kanë bllokuar valët e telefonave dhe internetit.

Etiopia është duke u vëzhguar hollësisht për shkelje të të drejtave të njeriut që mund të arrijnë deri në krime lufte. Besohet se mijëra civilë janë vrarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur kryeministri Abiy Ahmed dha urdhër për fillimin e një operacioni ushtarak kundër partisë në pushtet në rajonin Tigray.

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...