Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Ushtarët e së ardhmes: Shtetet e Bashkuara po punojnë për një sistem të leximit të mendjes

Zhurnal Ads

Ushtria amerikane po investon para jo vetëm në armë bërthamore dhe dronë, por gjithnjë e më shumë edhe në neuroshkencë.

Dëshira e tyre është të krijojnë një sistem në të ardhmen që do të mundësonte komunikim pothuajse telepatik midis ushtarëve.

Për zhvillimin e një sistemi të tillë, i cili do të regjistronte sinjalet e trurit, do t’i përkthente ato dhe kështu do të mundësonte leximin e mendimeve të ushtarëve, transmeton Telegrafi.

SHBA investoi 6,25 milionë dollarë për një periudhë pesë vjeçare.

Deri më tani, shkencëtarët ushtarakë kanë qenë në gjendje të identifikojnë se cilat sinjale në tru janë përgjegjëse për sjelljen e njeriut. Megjithëse kjo mund të mos thotë shumë, hapi i parë është identifikimi i sinjaleve të ndryshme, domethënë identifikimi dhe interpretimi i vetë sinjaleve që kanë të bëjnë me mendime të vetëdijshme.

“Ju mund të lexoni atë që dëshironi, por kjo nuk do të thotë që do ta kuptoni. Ky është hapi tjetër. Në fund të fundit, ky është qëllimi ynë – të kemi një kompjuter që mund të komunikojë plotësisht me trurin”, tha shkencëtari dhe drejtuesi i këtij programi, Hamid Krim.

Ai shpjegoi se si ata duan të zhvillojnë një sistem që do të njohë shenjat e stresit ose lodhjes, para se vetë ushtari të jetë i vetëdijshëm për to. Kjo mund të parandalojë lodhjen ose lëvizjet e pamatur që vijnë nga stresi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Viber feston 10 vjetorin e krijimit të aplikacionit

S.B.

Si t’i fshini shpejt postimet e vjetra në Facebook

admin

Zbulohet një maskë që shërben në luftën kundër coronavirusit dhe përkthen në tetë gjuhë të botës

admin

ZTE lanson modelin ZTE Blade 20 Pro 5G

S.B.

“Microsoft” e blen “ZeniMax Median” për 7,5 miliardë dollarë

admin

Rregullatori i tregut turk ka nisur një hetim kundër WhatsApp

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...