Ushtria azerbajxhanase vazhdoi t’u shkaktojë humbje forcave armene, të cilat, përkundër armëpushimit, gjatë natës sulmuan ushtarët dhe vendbanimet e Azerbajxhanit.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se konfliktet vazhdojnë kryesisht në zonën Agdere, Agdam, Hojavend dhe Gubadli.
Në 24 orët e fundit, u shkatërrua një transportues i ushtrisë armene, dy sisteme raketore “Grad”, dy kulla komunikimi, pesë makina dhe një numër i madh ushtarësh.
Më tej theksohet se fronti është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.
Zhurnal Ads
Zhurnal Ads