Ushtria e Izraelit ka thënë të shtunën se ka vrarë Hassan Nasrallahun, liderin e grupit militant të Hezbollahut, në një sulm në Bejrut të premten.
Ushtria ka thënë se ka kryer sulm ajror preciz teksa udhëheqësit e Hezbollahut takoheshin në selinë qendrore në Dahiyeh.
Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe disa komandantë të tjerë janë vrarë në sulm po ashtu, ka shtuar ushtria izraelite. Ministria e Shëndetësisë në Liban ka thënë se 6 persona u vranë dhe 91 u lënduan nga sulmet, raportoi AP.
Nasrallah e kishte udhëhequr Hezbollahun për më shumë se tri dekada.
Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore kundër Hezbollahut të shtunën, teksa edhe Hezbollahu ka gjuajtur dhjetëra raketa drejt Izraelit.
Ushtria izraelite ka thënë se po mobilizon ushtarë rezervistë. Të shtunën ka lajmëruar se po aktivizion tri batalione rezervistësh, pasi më herët kishte dërguar dy brigada në veri të Izraelit për t’u trajnuar për një pushtim të mundshëm tokësor.