Kjo është faza e tretë dhe e fundit e operacioneve të qeverisë qendrore, që filluan më 4 nëntor në rajonin verior Tigray pasi forcat e TPLF-së sulmuan Komandën Veriore të ushtrisë federale
Bastioni i fundit i Frontit Çlirimtar të Popullit të Tigray-it (TPLF), kryeqyteti Mekele i rajonit Tigray dhe rrethinat e tij, është sulmuar nga ushtria etiopiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo është faza e tretë dhe e fundit e operacioneve të qeverisë qendrore, që filluan më 4 nëntor në rajonin verior Tigray pasi forcat e TPLF-së sulmuan Komandën Veriore të ushtrisë federale.
Përleshje serioze pasuan në javët e fundit midis ushtrisë federale dhe luftëtarëve besnik të TPLF-së.
Në një deklaratë, kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, tha se do të vendoset një “kujdes më i madh” për të mbrojtur civilët gjatë operacionit.
Mekele, i cili po ashtu është kryeqytet i rajonit Tigray, është shtëpi e gjysmë milionë banorëve.
Gjatë dy muajve të luftimeve, mbi 41 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Sudanin fqinj.
Frika nga një rritje e numrit të refugjatëve po rritet përderisa operacionet vazhduan pasi skadoi ultimatumi qeveritar 72-orësh për dorëzimin e lidershipit të TPLF-së.
Në frontet e tjera, sipas zëdhënësve të ushtrisë etiopiane, thuhet se me mijëra luftëtarë të TPLF-së janë dorëzuar.