Agjencia Zhurnal.mk

Ushtria gjermane zgjat misionin në Kosovë

Prishtinë, 28 qershor – Zhurnal.mk – Paraditën e së premtës Bundestagu gjerman ka marrë një vendim të rëndësishëm për ushtrinë e Gjermanisë.

Parlamenti me këtë rast ka zgjatur misionin e paqëruajtjes për dy vendet në Liban dhe në Kosovë.

Bundeswehri gjerman do t’i ketë trupat e veta në Kosovë për edhe një vit, shkruan deutschlandfunk.de përcjellë Klan Kosova.

Janë bërë dy dekada nga prania e tyre në Kosovë, në ruajtjen e sigurisë dhe paqës pas çlirimit të Kosovës.

Roli i ushtrisë gjermane ka qenë aktiv në ndërtimin e strukturave lokale të sigurisë në vend.

Numri i ushtarëve që do të shërbejnë edhe më tutje në Kosovës nga 800 sa kanë qenë, pritet të jenë 400, por Ministria e Mbrojtjes pritet ta konfirmoj numrin e saktë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...