Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ushtria jemenase pohon se është vrarë komandanti i Houthive

Ushtria jemenase njoftoi se është vrarë një komandant i rangut të lartë të rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani.

Në njoftimin nga Brigada Amalika, e lidhur me ushtrinë jemenase, theksohet se në Hudaidi, në perëndim të vendit ndodhën përleshje me militantët e Houthive.

Në njoftim theksohet se në distriktin Duraihimi është vrarë Abu Taha al-Murtadha, komandant i njësisë për intervenim të shpejtë. Ushtria jemenase në njoftimin e lëshuar më 17 janar theksoi se në Duraihimi ndodhi përleshje në të cilën ka shumë të vrarë dhe të plagosur.

Misioni i OKB-së për Mbështetje të Marrëveshjes së Hudaida (UNMHA) shprehu shqetësim dje në një deklaratë në lidhje me konfliktet e intensifikuara në jug të Hudaida dhe mosrespektimin e armëpushimit. Houthit nuk janë prononcuar në lidhje me rastin.

Kombet e Bashkuara (OKB) shpesh u bëjnë thirrje autoriteteve legjitime në Jemen dhe rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani, për të shmangur ngritjen e tensioneve ushtarake në Hudaida dhe për të respektuar armëpushimin.

Rebelët Houthi nga viti 2014 kontrollojnë disa rajone në Jemen, që tashmë një kohë të gjatë është përfshirë nga kriza politike dhe e sigurisë.

Postime të ngjashme

Kriza politike në Bullgari çoi në zgjedhje të reja legjislative më 11 korrik

N E

Ushtarët francezë me letër të hapur – paralajmërojnë presidentin Macron se “mbijetesa” e Francës është në rrezik

S.B.

Indonezia dënon sulmet izraelite në Xhaminë Al-Aksa

S.B.

Varianti indian i Covid-19 edhe në Francë

S.B.

Zelandë e Re, 5 të plagosur gjatë një sulmi me thikë në supermarket

S.B.

Gazsjellësi amerikan ende jashtë funksionit, pas sulmit kibernetik

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...