Ushtria meksikane hap zjarr ndaj emigrantëve, raportohen viktima

nga D V

Ushtarët meksikanë vranë 6 emigrantë të paligshëm pasi hapën zjarr ndaj një kamioni që refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe tentoi t’ju shmangej ushtarakëve.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, 10 emigrantë të tjerë mbetën të plagosur në këtë incident, ndërkohë që pjesa tjetër shpëtoi pa u lënduar.

Emigrantët ishin nga Egjipti, Nepali, Kuba, India dhe Pakistani.

Ministria tha se incidenti ndodhi pranë qytetit Huixtla, rreth 40 kilometra nga Tapachula, pranë kufirit me Guatemalën.

Tapachula, është një pikë hyrjeje në Meksikë për shumë emigrantë që synojnë të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, shumë prej të cilëve ikin nga dhuna dhe varfëria. VOA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More