Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ushtria në Mianmar bllokon qasjen në internet, qindra persona protestojnë për grusht-shtetin

Qindra njerëz janë mbledhur në qytetin kryesor të Mianmar, Yangon, për të protestuar kundër grusht-shtetit ushtarak që ndodhi në fillim të kësaj jave.

“Diktatura ushtarake, dështo, dështo; Demokraci, fito, fito”, brohoriti turma, derisa vlerësohet të jetë protesta më e madhe që kur ushtria mori pushtetin.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, protestuesit bënë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe të tjerëve të arrestuar nga ushtria.

Protesta erdhi pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë për të pamundësuar mobilizimin e njerëzve duke mbyllur kështu mediet sociale.

Të premten në mbrëmje, Telenor, një nga ofruesit kryesorë të internetit në vend, konfirmoi se ishte urdhëruar të ndalonte qasjen e njerëzve në Twitter dhe në Instagram “deri në njoftimin e ardhshëm”.

Udhëheqësit e grusht-shtetit patën bllokuar edhe Facebook-un të enjten për hir të “stabilitetit”.

Dhe të shtunën, sipas BBC, raportet e pakonfirmuara njoftuan për një mbyllje totale të internetit.

Postime të ngjashme

Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19

D V

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3

D V

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...