Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ushtria në Mianmar vazhdon me arrestime të profilit të lartë

Ushtria e Mianmarit po forcon masat ndaj ish-qeverisë civile, me arrestimin e një udhëheqësi të lartë nga partia “Lidhja Kombëtare për Demokraci” (NLD) e Aung San Suu Kyi.

Ëin Htein u mor nga shtëpia e tij në Yangon herët të premten. Ai i tha BBC se u arrestua nën ligjet e kryengritjes.

Suu Kyi dhe udhëheqësit e tjerë janë arrestuar që kur ushtria nisi grusht shtetin të hënën, duke zhytur vendin e Azisë Juglindore në pasiguri.

Vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.

Ushtria rrëzoi qeverinë e Suu Kyi pasi pretendoi se zgjedhjet e nëntorit të fituara nga NLD ishin mashtruese, megjithëse komisioni zgjedhor i vendit tha se nuk kishte prova për të mbështetur këto akuza.

Në deklaratën e tij të fundit, Presidenti i SHBA Joe Biden të enjten u bëri thirrje ushtrisë të “heqë dorë nga pushteti” dhe të lirojë zyrtarë dhe aktivistë të ndaluar.

Shtetet e Bashkuara tashmë kishin kërcënuar me sanksione të rrepta Mianmarin, i cili njihet gjithashtu si Burma.

Postime të ngjashme

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...