Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ushtria Serbe ka pezulluar 200 aktivitete të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar

Zhurnal Ads

Ushtria Serbe ka pezulluar punën në rreth dyqind aktivitete ushtarake ndërkombëtare, të cilat ishin planifikuar të mbahen në gjashtë muajt e ardhshëm, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin.

“Në gjashtë muajt e ardhshëm, ishte planifikuar që të stërviteshim me përfaqësuesit e ushtrive të tjera të botës gjithsej tetë herë, katër herë me ushtritë e Lindjes dhe katër herë me ushtritë e Perëndimit”, tha Vullin.

Nga ana tjetër, NATO-ja ka thënë se nuk ka planifikuar ngjarje specifike me Serbinë në muajt e ardhshëm, porse mbetet e përkushtuar për një partneritet, “në interes të stabilitetit dhe sigurisë në rajon”.

Aleanca Veri-atlantike i bëri komentet për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, më 9 shtator, pasi Qeveria e Serbisë vendosi të mërkurën që, në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i ngrijë të gjitha stërvitjet dhe aktivitetet ushtarake.

Vendimi i Qeverisë së Serbisë erdhi një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë publikoi informacionin se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Serbisë do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë, të quajtur “Vëllazëria sllave”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Avokati Koci: Thaçit po i shkelen të drejtat elementare të njeriut nga Gjykata Speciale

admin

Podujevën e fiton Bulliqi i Vetëvendosjes pa balotazh, me 51.64 përqind

T E

Kastrati pret në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel

B M

Zemaj: Ilaçi Remdesivir anti-covid, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë

B M

296 raste me coronavirus dhe shtatë të vdekur për 24 orë

S.B.

Zv.ministri Dreshaj garon dhe në këto zgjedhje, ja cilin numër e mban

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...