Agjencia Zhurnal.mk

Ushtria turke neutralizon 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ushtria turke ka neutralizuar dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, terroristët janë neutralizuar në rajonin Zap të Irakut verior përmes një operacioni të mbështetur edhe nga avionët e forcave turke.

Ministria tha se ushtria e Turqisë po i vazhdon me vendosmëri operacionet kundër terrorizmit.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste ndaj Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...