Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, i vihen prangat 44-vjeçarit

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Policia njofton se arrestimi i 44-vjeçarit është bërë pas një denoncimi që ka bërë bashkëjetuesja e tij në Komisariatin e Policisë Nr.1. Pas kontrollit në banesën e të arrestuarit policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Ushtronte dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses, Policia vë në pranga 44-vjeçarin.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj shtetasi Sh. K., ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Një qytetar i Dibrës është plagosur me armë zjarri

Zekirija Haxhiu

Marihuana në malin e Tetovës, paraburgosen tre shkupjanët!

Dafina Vidishiqi

Ndërron jetë 32 vjeçarja që u përfshi në aksidentin në Ferizaj, ku kishin humbur jetën edhe katër familjarët e saj

Dafina Vidishiqi

Tragjedi në Kërçovë / Djali ther me thikë babain, nga plagët vdes në spital

Dafina Vidishiqi

Aksident i tmerrshëm afër parkut të Çairit, ka të lënduar

Dafina Vidishiqi

Sanksionohen 213 shoferë në Shkup, 34 për vozijte të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...