Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Ushtruan dhunë në familje, arrestohen gjashtë persona dhe një në kërkim

Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim, pasi ata kanë ushtruar dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë të ditës së shtunë, në qytete të ndryshe të Kosovës, janë raportuar 7 raste të sulmeve fizike në familje.

Policia informon se në Prishtinë, është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, si dhe viktimën femër. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në kryeqytet, ankuesja femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është në kërkim. Rasti nën hetime.

Një person është arrestuar edhe në Lipjan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Gjakovë, ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht. I dyshuari është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një person është arrestuar edhe në Malishevë, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër, e cila ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar, kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. 

Postime të ngjashme

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

AAK kërkon nga Qeveria sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave për krejt qytetarët

R Zh

VV mban mbledhjen e qendrave – theksohet domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

R Zh

NUMËR I LARTË I RASTEVE ME COVID-19 NË PRISHTINË

Lea Muslija

“Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish”, fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit

Lea Muslija

Goditet një këmbësore nga një veturë në veri të Mitrovicës

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...