Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

UT dhe Akademia e Studimeve Albanologjike nga Shqipëria e zyrtarizojnë bashkëpunimin e tyre në lëmin e kërkimeve shkencore

Zhurnal Ads

Tetovë, 30 tetor, zhurnal.mk – Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Studimeve Albanologjike nga Republika e Shqipërisë e intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në funksion të zhvillimit institucional edhe në lëmin e kërkimeve shkencore. Gjatë vizitës së tij në Universitetin e Tetovës, Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Prof. Dr. Marenglen Verli, është pritur në takim pune nga prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili. Në këtë takim u tha se marrëveshjet e reja për bashkëpunim, veprimtaria arsimore dhe kërkimet shkencore edhe në kushte pandemie duhet të vijojnë të zhvillohen, gjithnjë duke iu përmbajtur rekomandimeve dhe protokolleve të posaçme të autoriteteve shtetërore.

“Sigurisht se, e gjithë vëmendja sot është te kujdesi për shëndetin dhe përpjekjet maksimale në betejën kundër përhapjes së virusit korona, por edhe në këto rrethana jemi të angazhuar që të mos cenohet procesi mësimor-shkencor, andaj kemi ndërmarrë veprimet e duhura që ta realizojmë veprimtarinë e përgjithshme të Universitetit edhe në kushte pandemie”, deklaroi prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili.

“Vizitat në institucionin Tuaj i konsiderojmë me rëndësi të veçantë, sepse ndër vite e kemi kultivuar bashkëpunimin dhe në këtë mënyrë kemi pasur rezultate dhe suksese të përbashkëta, që kanë lënë gjurmë në fushën e studimeve shkencore. Përtej raportit vëllazëror, institucionet tona kanë dhënë shembullin se si me përkushtim, seriozitet dhe punë arrihen suksese të mëdha, andaj, më vjen mirë që sot me këtë vizitë po i hapim rrugën zyrtarizimit të një marrëveshjeje tjetër, që ka synime të qarta për arsimin, shkencën dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit”, thekoi rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Prof. Dr. Marenglen Verli.

Marrëveshja e zyrtarizuar sot, mes dy institucione arsimore dhe shkencore përfshin bashkëpunimin në fushat akademike me interes të përbashkët, bazuar në parimet e barazisë dhe të reciprocitetit; shkëmbimin e stafit akademik, të hulumtuesve dhe studentëve në kuadër të veprimtarive kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizmin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare dhe botime në fushat me interes të dyanshëm), si dhe shkëmbimin e literaturës shkencore; hulumtimin e arkivave dhe bibliotekave të ASA-së nga stafi akademik dhe studentet e UT-së.

Me këtë marrëveshje, të dy institucionet akademike e konfirmojnë bashkëpunimin e frytshëm dhe përkushtimin e tyre në avancimin e studimeve shkencore në fushën e albanologjisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e gjithë përbërjes së KRrE

E.E.

Editorial: Qytetarët punojnë për një kore buke – Qeveria të synojë investimet e huaja!

B M

Regjistrohen 540 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

T E

ASH përshëndetë qëndrimet e Mexhitit: Urojmë që fjalët e tij të mos jenë lojë dhe ai të largohet nga BDI-ja

E.E.

Hoxha: Ka shanse që me Menduh Thaçin të formojmë grup parlamentar

T E

Fërçkovski: Shqiptarët dhe maqedonasit kanë pasur ushtri të përbashkët, por kjo pjesë e historisë është fshehur

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...