Maqedoni

UT dhe Shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” organizojnë gara ndërkombëtare për kualitet të mjaltit

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator, zhurnal.mk – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut”, nga 15 shtatori deri më 15 tetor organizojnë garat ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Awards”.

Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e mjaltit me cilësi të lartë, në çdo aspekt të spektrit të përdorimit dhe konsumimit të tij, si dhe nxitje të njohurive mbi vlerën e veçantë dhe vetitë e shëndetshme ushqyese të mjaltit për konsumatorët e rinj.

Garat ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Awards” do të përfshijnë edhe ndarjen e disa çmime, si: Medalje e artë; Medalje e argjendtë; Medalje e bronzit dhe Çmimin “Bleta e artë”. Komisionet e garave “Tetovo Honey Awards” mund të sjellin vendim edhe për çmime të tjera për raste jashtëzakonisht specifike.

Analizat organoleptike të mjaltit do të bëhen më 31 tetor dhe 1 nëntor 2020, kurse analizat laboratorike do të bëhen pas 2 nëntorit dhe do të zgjasin përafërsisht rreth dy javë.

Kushti i domosdoshëm për pjesëmarrje në këtë garë është që aplikuesi të posedojë një numër zyrtar të regjistruar si bletërritës në shtetin e tij dhe mjalti që do të dërgohet në konkurs t’i takojë vjeljes gjatë viteve 2019/2020. Rreptësisht, është e ndaluar ndikimi fizik nga jashtë, ndërsa mjalti duhet të dërgohet në formën e tij natyrale. Është e lejueshme edhe dërgimi i mjaltit të kristalizuar dhe me hoje.

Për më shumë informacione, të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e këtyre garave duhet të drejtohen tek Shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut”.

Postime të ngjashme

I vogël mbetet numri i fëmijëve të infektuar në çerdhe

XH,I

Gostivar, kontrolle ndaj automjeteve që kryejnë transport publik

Z H

Shkup, sanksionohen 339 shoferë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...