Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

UT ngushëllon familjen Saiti: Zonjës Dritë stolitë e arrit iu bëfshin dritë

Tetovë, 26 shtator – Themelimi i Universitetit të Tetovës, përtej një date me rëndësi për historinë e arsimit shqip në trojet tona etnike, na e përkujton vendosmërinë, përkushtimin e prindërve tanë për këtë institucion, i cili për ta ishte ideal kombëtar.

Njëra prej tyre – simbol i idealizmit për Universitetin e Tetovës ishte dhe do të mbetet zonja Drita Bajrami –Saiti, “Marigona” e Universitetit tonë, e cila në vitin 1994, ish-Rektorit, Prof.Dr. Fadil Sulejmanit ia dhuroi stolitë e saj të arit si donacion (ndihmë) për Universitetin e Tetovës.

Me dhimbje të thellë e mora lajmin se Zonja Drita sot ka ndërruar jetë.

Janë momente tejet të vështira të përshkruash dhimbjen për arsimdashësit, ata që në momentet më të vështira për institucionin tonë kombëtar u bënë dritë në rrugën e formësimit të Universitetit tonë – Universitetit të Tetovës.

Të nderuar miq,

Ne drejtuesit e UT-së, punonjësit e arsimit dhe shkencës, qindra e mijëra studentë të fakulteteve tona, që nga gjenerata e parë e deri tek e fundit, sot na ka pllakosur dhimbja për ndarjen nga jeta të Zonjës Dritë. Ne të gjithë, së bashku u shprehim ngushëllimet më njerëzore familjes së njohur Saiti nga Likova, opinionit publik dhe veprimtarëve të arsimit shqip në vendin tonë.

Sukseset e Universitetit janë të përbashkëta, por mirënjohja u takon atyre që dhanë gjithçka për këtë që ne kemi sot.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i Saj!

U prehtë në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha takon bujqit e Haraçinës, premton mbështetje institucionale

R Zh

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...