Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Uthulla e mollës kundër djegësirës: Ndikon apo vetëm e përkeqëson?

Djegësira shfaqet kur thartira nga lukthi kthehet mbrapsht në ezofag

– Zakonisht kur përpini, muskuli në fund të ezofagut, quajtur me emrin sfinkter përkohësisht hapet për të mundësuar kalimin e ushqimit në lukthin tuaj.

Nëse ky muskul dobësohet, thartira e lukthit mund të kthehet në ezofagun tuaj, duke shkaktuar ndjenjën e djegies – thotë mjekja Jaime Schehr, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala për uthullën e mollës si ilaç, mjeku i mjekësisë funksionale, Elroy Vojdani, konstaton që përdorimi i uthullës së mollës për pengimin e djegësirës varet nga ajo se cili është burimi i djegësirës. Për shembull, nëse dikush prodhon tepër thartirë lukthi dhe ka muskul të dobët ezofagu, me siguri thartira do t’i shkojë në fyt.

– Pra, nëse merrni më shumë thartirë në atë ambient, përkatësisht uthull molle, djegësira do të përkeqësohet – thekson Vojdani.

Mirëpo, për njerëzit të cilët nuk prodhojmë mjaftueshëm thartirë lukthi, “ushqimi do të shkojë në lukth, por nuk do të zbërthehet në tërësi”, shpjegon mjekja e klinikës nutritive Brooke Scheller.

“Kjo shkakton fermentim dhe prodhim të gazit i cili vepron si thartirë e tepërt, por ajo në të vërtetë ndodh për shkak të mungesës së saj”.

Nëse dikush me ndihmën e mjekut ka konstatuar që djegësira përfundimisht i shkakton thartirë tepër të vogël, thartira e uthullës së mollës mund t’i ndihmojë.

Postime të ngjashme

Si mund të flini pak orë dhe, kur të zgjoheni – ndjeheni energjik dhe produktiv

S.B.

Ngrënia e mishit të kuq rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

S.B.

Disa këshilla thelbësore rreth agjërimit

S.B.

Kush duhet të jetë fizikisht aktiv para e kush pas ushqimit?

S.B.

Shtoni këtë pluhur në pijet tuaja për të ngritur fokusin dhe shkrirë dhjamin në bark

S.B.

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...