Agjencia Zhurnal.mk

Uzunov: Masat e Qeverisë të mjaftueshme tani për tani, por jo në periudhë afatgjate

Shkup, 1 prill, zhurnal.mk –  Mirë është që janë, por keq është që këto stimulime ekonomike me shumë mundësi nuk do të jenë të mjaftuara. Analistët ekonomik thonë se masa e propozuar ekonomike nga ana e Qeverisë do të shërojnë disa plagë të ekonomisë vendore, por paralajmërojnë se situata duhet me kujdes të ndqiet dhe të sillen nëse është nevoja edhe një pako tjetër të masave, sepse sipas pritjeve , kjo krizë do të përfshinë shumë pjesë të ekonomisë vendore, transmeton Zhurnal.

Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo krizë, nëse zgjatë më pak atëherë edhe pasojat do të jenë më të vogla, nëse zgjatë më shumë atëherë pasojat do të jenë katastrofale. Qeveria mbrëmë propozoi subvencione direkte për kompanitë e prekura në vlerë prej 14.500 denarë në muaj për punëtor, subvencionim të kontributeve, ndihmë në para nga gjysmë rrogë për personat të cilët do të mbeten pa punë për shkak të krizës. Kryeministri Spasovski kumtoi se rroga e funksionerëve në prill dhe maj do të jetë në nivel të minimales.

Profesori universitar, Vanço Uzunov për Faktor thotë se këto masa do të jenë të mjaftueshme tani për tani, dhe pritet që gjatë periudhës së ardhshme do të pasojnë edhe hapa tjerë nga ana e autoriteteve. Thelbësorja, sipas tij, është se si ai kontrakcion që do të bëhet në ekonomi për shkak të jopunës lidhur me krizën, të mos e ketë efektin shkatërrues në afat të shkurt, gjegjësisht të mos jetë e gjithë goditja ndaj qytetarëbve gjatë dy muajve të ardhshëm, por të shpërndahet në afat të gjatë, psh në gjashtë muaj apo edhe një vit.

Profesori Uzunov potencon se në thelb masat bazohen në tre çështje kryesore, ato janë solidaritet, borxh dhe shtrëngim të rrypit. Vlerson se masat janë një kombinacion optimal të këtyre tre elementeve.

“Tani për tani kjo masë, të shkurtohen pagat e funksionarëve, por kjo nuk do të thotë se nëse kriza do të zgjasë, se nuk do të ketë edhe masa të reja për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Për këtë shkak, unë të gjithë të punësuarve, sidomos ato me paga më të larta, do iu sugjeroja që mos ti harxhojnë të gjitha paratë menjëherë, por të bëjnë edhe kursime, sepse nuk dihet se çfarë mund të pritet gjatë periudhës së ardhshme”, ka theksuar Uzunov.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...