Vadeful të martën zbarkon në Shkup, do të bisedohet për Procesin e Berlinit

nga Xh M

Berlin, 14 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Vadeful, do të mbërrijë në Shkup më 18 nëntor, në kuadër të vizitës së tij disaditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Ambasada Gjermane në vend.

Vadeful fillon turneun e tij në rajon më 16 nëntor dhe, përveç Shkupit, ai do të vizitojë edhe Sarajevën, Podgoricën, Tiranën, Beogradin dhe Prishtinën.

Shefi i diplomacisë gjermane do të shoqërohet nga anëtarë të Bundestagut gjerman.

“Vizita vjen pas takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit dhe thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë një përparësi në politikën e jashtme të Gjermanisë”, thonë nga Ambasada Gjermane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More