Vajza 9-muajshe në Itali sulmohet nga pitbulli i familjes dhe humb jetën

nga Xh M

Një vajzë nëntë muajshe, Giulia, u sulmua për vdekje nga një pitbull në Itali.

Qeni, i cili i përket familjes së foshnjës, sulmoi Giulian teksa ajo flinte në shtratin e saj.

Pasi e dërguan në spital, mjekët thjesht e deklaruan të vdekur.

Vogëlushja është kafshuar në fytyrë dhe në kokë.

Fillimisht babai 25-vjeçar, tha se vajza e tij u sulmua nga një qen endacak. Por pas reagimit të zemëruar të partneres së tij, e cila në atë kohë ishte në punë, babai u detyrua të thoshte të vërtetën.

Fqinjët deklaruan se qeni në fjalë ishte agresiv. Verën e kaluar, pitbulli u arratis dhe sulmoi një qen të vogël që e kishin nxjerrë për shëtitje.

“Prindërit e Giulia-s janë njerëz të mirë, por ata ndoshta nuk e kuptuan rrezikun në të cilin ishte vajza e tyre,” u tha një fqinj gazetarëve.

Prokuroria vendase nisi hetimet për ngjarjen dhe urdhëroi autopsinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More