Vajza e aktorit amerikan Liev Schreiber zbulon publikisht se është transgjinore, ai e mbështet me krenari

nga D. V.

Aktori i njohur amerikan Liev Schreiber (57), i cili është i njohur për rolet në filma si “X-Men”, ka folur për herë të parë publikisht për udhëtimin personal të vajzës së tij, Kai, e cila është transgjinore.

Në një intervistë për revistën Variety, Schreiber tregoi se vajza e tij 16-vjeçare, të cilën e ka me ish-bashkëshorten Naomi Watts, e ka ndarë me familjen identitetin e saj në mënyrë të natyrshme dhe të guximshme.

“Kai ka qenë gjithmonë ajo që është”, tha ai. “Por mendoj se momenti më i rëndësishëm ishte kur ajo na kërkoi që të ndryshonim përemrat që përdorim për të. Për mua personalisht, kjo nuk ishte ndonjë tronditje, sepse Kai ka qenë prej kohësh shumë e butë dhe femërore në sjellje”

Foto/Screenshot: EPA/Profimedia/Instagram

Aktori shprehet i krenar për vetëbesimin dhe forcën që ka treguar vajza e tij në rrugëtimin drejt vetëpranimit:

“Kai është një luftëtare e vërtetë. Është e rëndësishme që ajo të thotë: ‘Hej, unë jam trans dhe dua të më trajtoni me respekt’”.

Megjithatë, Schreiber është i vetëdijshëm se jo të gjithë fëmijët trans kanë fatin dhe mbështetjen që ka pasur vajza e tij. Për këtë arsye, ai, bashkë me Kai dhe partneren e tij Taylor Neisen, me të cilën ka edhe një vajzë tjetër të vogël, Hazel (19 muajshe), kanë vendosur të mbështesin Ali Forney Center – një organizatë që ofron strehim dhe ndihmë për të rinjtë LGBTQ+ pa përkujdesje familjare.

Foto/Screenshot: EPA/Profimedia/Instagram

“Nuk bëhet fjalë vetëm për të përfaqësuar komunitetin trans, por për një grup njerëzish që shpesh nuk kanë qasje në ndihmë, që nuk kanë familje që i mbështesin apo i mbrojnë”, tha ai.

Ky rrëfim i ndjerë nga aktori sjell në vëmendje rëndësinë e mbështetjes familjare dhe shoqërore për personat trans, veçanërisht në kohë kur shumë prej tyre përballen me diskriminim dhe izolim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More